BRINDISI - Vazhdon të nxjerrë tym trageti “Norman Atlantic” ndërsa publikohen imazhet e para në brendësi të anijes që tashmë ndodhet në portin e Brindisit. Pamjet e publikuara tregojnë ndaljen e kohës me shpërthimin e flakëve.
Batanijet dhe jelekët e shpëtimit që kanë përdorur pasagjerët kanë mbetur ende si dëshmi ndërsa pjesa më e madhe e sendeve janë bërë shkrumb nga zjarri. Pamjet konfirmojnë rrëfimin e pasagjerëve të cilët kanë përshkruar forcën e jashtëzakonshme të flakëve që mes të tjerash dogji plotësisht një prej varkave të shpëtimit.
Ndërkaq inspektimi në anije po vazhdon hap pas hapi, kudo që është e mundur të hyhet apo aty ku temperaturat e lejojnë.
Ekipet po tentojnë të arrijnë garazhin nga ku mendohet se nisi zjarri me dyshimin se mund të ketë ende viktima të tjera në brendësi të tragetit, gjithmonë nëse zjarri ka lënë gjurmë.
Pamjet janë vërtet rrënqethëse, dëshmitare të një udhëtimi që u shndërrua në makth për qindra njerëz, dhe i morri jetën 11 personave, ndërsa nuk dihet ende fati i të paktën 10 të tjerëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO