TIRANE - Si sot 5 vjet më parë humbën jetën 4 njerëz në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së kryeministrisë, në një protestë që kërkonte largimin e qeverisë "Berisha" të konsideruar në vitin 2011 si mazhorancë e korrupsionit.
Ja çfarë ndodhet sot aty.... Në një nga plllakat e vendosura në Bulevard nga qeveria Rama për të kujtuar viktimat e pafajshme, e konkretisht në vendin ku u vra Hekuran Deda sot u ndal një pëllum i bardhë...
Një rastësi e papërsëritshme: Një pëllumb i bardhë teksa flitej për të ndjerët.
Gjithçka ndodhi gjatë një raportimi live në REPORT TV, teksa gazetari Arsen Rusta fliste dhe rikthente për publikun dinamikën e ngjarjes, aty zbriti ky pëllumb si për të kërkuar drejtësi dhe PAQEN E MUNGUAR për 4 jetët e humbura 5 vjet më parë. Kjo pasi për "21 Janarin" askush nuk është pas hekurave.
Siç shihet edhe nga fotografitë pëllumbi është pikërsisht tek vendi që i mori jetën Hekuran Dedës.

Një rastësi edhe më e bukur është fakti se pëllumbi i bardhë, shpendi që simbolizon paqen, u ul pranë pllakatës në nder të Hekuran Dedës, pikërisht në momentin kur gazetari i Report TV po përmendte emrin e tij duke risjellë në kujtesë protestën tragjike që i mori jetën 4 qytetarëve të pafajshëm nga plumbat e ardhur nga Garda e Republikës që kish rrethuar kryeministrinë.

(Pëllumbi ulet në vendin ku u vra Hekuran Deda, gjatë raportimit live të gazetarit të Report TV Arsen Rusta)
Paqen dhe Drejtësinë e munguar do e kërkonte gjithkush në këtë 5-vjetor të një prej ngjarjeve më të dhimshme të vendit tonë.
Majko: E verteta nuk ka axhende
Me një pëllumb të bardhë ka zgjedhur t'i kujtojë viktimat e 21 Janarit deputeti socialist Pandeli Majko. Në një foto të shpërndarë në profilin e tij në Facebook me një pëllumb
të bardhë dhe sfondin e zi, Majko shkruan: "Paqe dhe dhimbsuri për kujtimin e 21 janarit"
"E vërteta nuk ka axhendë" - thotë Majko, duke nënkuptuar se vënia e drejtësisë për protestuesit e vrarë në 21 janar në demonstratën e opozitës së atëhershme socialiste është mbi çdo axhendë që vendi ka, tashmë nën qeverisjen e majtë.

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO