TIRANE - Festa e shenjtë e pashkëve ortodokse që kremtuan këtë të dielë të gjithë besimtarët, ka emocionuar ministren e Kulturës Mirela Kumbaro e cila në urimin e saj është ngatërruar duke thënë “Gëzuar Krishtlindjet”!
Ministrja Kumbaro ishte së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni në Katedralen Ortodokse ku takuan kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në prononcimin për mediat menjëherë pas takimit, ministrja është ngatërruar teksa ka uruar “Gëzuar Krishtlindje”. Por është korrigjuar menjëherë nga kolegët Veliaj dhe Gjermani, si dhe gazetarët e pranishëm, duke e kaluar këtë moment me buzëqeshje.
Kumbaro: Gëzuar krishtlindjet, është një ditë shumë e bukur sot
Ndërhyjnë njëzëri ministri Veliaj, ministrja Gjermeni e gazetarët: Pashkët
Kumbaro: ...Dita e pashkëve, gëzuar Pashkët. Janë të gjitha ditë gëzimi dhe të gjitha festa, që tregojmë që ne jemi të gjithë bashkë. Ditë më të bukur se kjo me diell për të qenë bashkë në të gjitha festat pavarësisht nga origjinat tona fetare, është gjëja më e bukur që kanë shqiptarët dhe në emër të qeverisë shqiptare dhe ne të tre i urojmë të gjithëve gëzuar! Besimtarëve dhe atyre që besojnë te dielli, te natyra, te perëndia dhe gjithçka të bukur që na ka falur Shqipëria
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO