PEKIN - Pesë persona humbën jetën pasi një makinë u përplas me turmën në sheshin Tiananmen në Pekin. 38 persona të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti.

Më pas, makina që përplasi turmën e njërëzve u përfshi nga flakët e zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të pazakonta.

Ndërkohë, policia ka rrethuar vendin dhe ka marrë në pyetje turistët dhe kalimtarë të tjerë që ishin dëshmitarë të ngjarjes. Në mesin e viktimave ka qenë edhe një turist i huaj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist. Zona ku ndodhi aksidenti tragjik është një nga objektet më të ruajtura nga autoritetet për shkak se aty pranë ndodhen disa institucione të rëndësishme politike.

Pikërisht në këtë shesh, në vitin 1989 ushtria shtypi një protestë pro-demokracisë.



(v.gj/shqiptarja.com)