Një pamje e rrallë na vjen nga qyteti i Sarandës. Peshkatarët kanë kapur në rrjetën e tyre një peshkaqen rreth 150 kilogramë.

Qytetarët kureshtarë janë afruar të shohin peshkaqenin që peshkatarët e ekspozuan me krenari në zonën e Limanit ku ankorohen varkat.

Report Tv sjell edhe videon e peshkaqenit të kapur nga peshkatarët.