Një skenë terrorizuese ka ndodhur në rrugët e New York-ut, ku dy pitbulla të egër e të papërmbajtshëm, kanë 'shyqer' një kalimtar. Ngjarja shokuese është filmuar nga një banor që jetonte në një nga apartamentet e asaj rruge.

Të tjerë këmbësorë, ndaluan dhe u përpoqën të ndalin sulmin makabër, ndërsa gjuanin apo u hidhnin ujë kafshëve të egërsuara. Zotëria i paidentifikuar, që mendohet të jetë i moshës së mesme, përfundoi i shtrirë në një 'pellg me gjak' kur pitbullat u larguan nga vendngjarja.

Ende nuk dihet asgjë rreth të zotit të qenve, ndërsa vajza që publikoi videon lajmëroi emergjencën në telefon.