VLORË- Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në Vlorë mes efektivëve të policisë dhe një të reje. Në krye të detyrës, policët ishin duke arrestuar një djalë, por e dashura e ka marrë në mbrojtje.
Siç shihet edhe në videon që sjell Report Tv, e reja është përplasur me efektivët e policisë, me qëllim që të mos i lejonte që të arrestonin të dashurin e saj.
Por kjo përpjekje e saj ka dështuar, pasi policia ka mundur që të vë në pranga të dashurin e saj.
Komento