Në disa raste emocionet nuk mund të kontrollohen. Kështu i ka ndodhur një reporteri gjatë raportimit në lidhje direkte për “Al Jazeera”. Gazetari Wael Dahdouh ndërsa po raportonte për televizionin lidhur me masakrën në Sajaya, u mallëngjye, dhe duke mos përballuar lotët, ndërpreu lidhjen direkte.
 
Dahdouh po raportonte masakrën e djeshme në një zonë te populluar në Gaza, e cila u sulmua nga Izraeli.