Videolajm/ Polici bashkiak rrëzon
përtokë gazetaren e REPORT TV
VIDEO/Momentet kur gazetarja rrëzohet

TIRANË - Protesta e shoqërisë civile kundër parkut të lojërave tek Liqeni degjeneroi në dhunë këtë të dielë. Aktivistët u përplasën me policinë bashkiake që ruante rrethimin ku po ndërtohet këndi i lojërave, duke shkaktuar përleshje masive e cila përfundoi me disa të shoqëruar. Pas kaosit të shkaktuar aktivistët janë shpërndarë me shpejtësi në pjesë të ndryshme të Liqenit për t'iu shmangur shoqërimit nga policia.

Aktivistë e policë që vrapojnë u panë në transmetimet live të kësaj protestë. Gjatë aksionit të policisë për ndalimin e tyre, një efektiv i policisë bashkiake ka shtyrë duke rrëzuar në tokë edhe gazetaren e Report TV Florinda Merko e cila ishte në vendngjarje për të raportuar zhvillimet e kësaj proteste.

Kolegia është dërguar për mjekim në spital, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar. 

Gazetarja ishte duke ecur mes protestuesve me mikkrofonin e Report TV, ndersa polici ka ardhur duke vrapuar pas saj e duke e shtyre. Incidenti u shenua ne mesin e rremujes se krijuar, cka do te thote se efektivi mund ta kete menduar aktiviste. Por sa e justifikon kjo veprimin e tij ndaj nje qytetari qe nuk po bente asnje veprim kercenues dhe vetem po ecte?!

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati