Durrës- Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se si një polic rrugor në qytetin e Durrësit, përveç shoferit i kërkon patentën edhe pasagjerit.

Kjo kërkesë e çuditshme e punonjësit të policisë, ka hasur me të drejtë në kundërshtimin e pasagjerit, i cili ia kthen” S’dua të ta jap patentën, s’jam unë që po e drejtoj makinën”.

Por kërkesën e tij të pazakontë, polici e justifikon duke thënë se automjeti është në pronësi të pasagjerit. Pas disa minutash debate, është dashur ndërhyrja e kolegut të policit që t’i sqaronte atij se tashmë me ligjin e ri nuk ka më nevojë për prokurorë që të drejtosh automjetin e dikujt tjetër.

Ja i gjithë debati!