TAJLANDË - Në internet është shfaqur një video ku tregohet vrasja e një polici nga shpërthimi i një bombe molotov në Bangkok. Bomba u hodh nga protestuesit antiqeveritar të cilët kërkojnë tërheqjen e Kryeministres Shinawatra.
Në video tregohet një grup policësh që mbrohen me mburoja nga sulmet e protestuesve.
Polici që humbi jetën u mundua të largonte bombën molotov që ishte hedhur pranë tyre, por ajo shpërtheu para se ta largonte. Disa policë të tjerë u plagosën.
Nga përleshjet ditën e mërkurë(19.02.2014) humbën jetën 5 persona. Protestat në Bangkok kanë filluar prej disa muajsh.
Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministres duke arsyetuar se ajo ndikohet nga vëllai i saj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com