PRESHEVE - Në vizitën historike dhe të suksesshme që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Preshevë një ditë më parë, shefi i qeverisë shqiptare, pas fjalimit të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës, nuk ka ngurruar të bëjë edhe “selfie” me mijëra shqiptarët e mbledhur në sheshin “Liria”.

Video në fjalë, tregon kryeministrin Rama që edhe pse i rrethuar nga truprojat, ndalet dhe takohet me të rinjtë shqiptarë që me aparate në duar e fotografonin në çdo hap. Por Rama ka zgjedhur që të ndalet tek ta dhe të bëjë edhe “selfie”, madje duke iu kërkuar edhe truprojave që të krijojnë disi hapësirë për të mos penguar fotografimin me ta.

Kjo shkaktoi entuziasëm tek të rinjtë shqiptarë të cilët iu afruan kryeministrit shqiptar dhe njëri pas tjetrit kërkonin që të realizonin “selfie” me Ramën, në këtë vizitë historike për komunitetin shqiptar.

Edhe kryeministri Rama nuk ka ngurruar që të ndajë këtë kënaqësi me ta, përpara se të merrte rrugën e kthimit për në Shqipëri, duke i dhënë fund vizitës historike dy ditore në Serbi, e cila erdhi pas 68 vitesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)