Report Tv ka siguruar një tjetër video ku shihet hedhja në erë me tritol e hotel ‘Bizantit’ në Sarandë. Siç shihet nga pamjet tullat dhe materialet nga hoteli kanë fluturuar deri në 250 metra largësi. duke dëmtuar dhjetëra biznese. Ndërkohë që dëgjohet një zhurmë e fuqishme si të ishte ndonjë bombardim.
Për ngjarjen është arrestuar Sotir Çabiri, 36 vjeç, si autor i dyshuar i shpërthimit me tritol të hotelit 'Bizantit' që terrorizoi qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai është djali i Spiro Çabirit, një prej bashkëpronarëve të hotelit, i cili ishte në proces gjyqësor për ndarjen e pronësisë që prej vitit 2002.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të dhjetëra objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të shpërthimit të hotelit që mbuloi të gjithë zonën me tym të zi dhe tronditi banorët kur ndodheshin në gjumë. Ata u zgjuan të terrorizuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe zhurma e fortë duke menduar se u goditën nga një tërmet.
Forcat xheniere do të qëndrojnë dhe sot në Sarandë për të arritur deri në bazën e objektit dhe për të saktësuar në këtë mënyrë sasinë apo dhe lëndën që u përdor për të shembur objektin. Burime bëjnë me dije se po pastrohet vendi për të konstatuar bazën ku është vendosur lënda plasëse dhe për të verifikuar nëse ka sasi te paplasur.
Ku eshte ndryshimi midis pushimeve ne shqiperi dhe pakistan!!
PërgjigjuKy shoerthim i kishte vrare nja 300 vet po te ishin aty duke kaluar. Paskam qene me fat ata njerez.
Përgjigju