Konflikti për pronësinë hodhi në erë hotelin dje në Sarandë, arrestohet djali i një prej pronarëve! Dëshmia: S'kam lidhje me shpërthimin

Sotir Çabiri, 36 vjeç është vënë në prangat e policisë së Sarandës si autor i shpërthimit me tritol të hotelit 'Bizanti' që terrorizoi qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai është djali i Spiro Çabirit, një prej bashkëpronarëve të hotelit, i cili ishte në proces gjyqësor për ndarjen e pronësisë që prej vitit 2002.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në momentin e arrestimit. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale. Sotir Çabiri i vuri rreth 30 kg tritol godinës duke e rrafshuar tërësisht rreth orës 05:55 të 13 shkurtit. Në dëhsminë e tij në polici, 36-vjeçari ka mohuar autorësinë duke thënë se nuk ka lidhje me shpërthimin dhe po përgatitej për t'u larguar jashtë vendit.

Dyshohet se shkak i vënies së tritolit është bërë konflikti për pronësinë që ka babai i tij, Spiro Çabiri me shtetasin grek Dhimitër Evangjeliun prej 21 vitesh dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi këtij të fundit. 

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të dhjetëra objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.  Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të shpërthimit të hotelit që mbuloi të gjithë zonën me tym të zi dhe tronditi banorët kur ndodheshin në gjumë. Ata u zgjuan të terrorizuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe zhurma e fortë duke menduar se u goditën nga një tërmet.  Forcat xheniere do të qëndrojnë dhe sot në Sarandë për të arritur deri në bazën e objektit dhe për të saktësuar në këtë mënyrë sasinë apo dhe lëndën që u përdor për të shembur objektin. Burime bëjnë me dije se po pastrohet vendi për të konstatuar bazën ku është vendosur lënda plasëse dhe për të verifikuar nëse ka sasi te paplasur.

Ndërkohë, materialet procedurale për 36-vjeçarin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Historia e përplasjes 21 vjeçare për pronësinë e hotelit
Hotel ‘Bizanti’, i pozicionuar në shëtitore, buzë detit kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Report Tv ka siguruar dosjen që shpjegon si nisi përplasja për pronësinë e vlerësuar 920 mijë euro, 90% të të cilës e kishte greku dhe 10% i kishin 2 shqiptarët. Çështja është ende Apelin e Gjirokastrës që pas hartës së re gjyqësore transferohet në Tiranë për të zgjidhur përfundimisht konfliktin për pronësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
I vuri tritolin hotelit të të atit në Sarandë, dëshmia e autorit të dyshuar: S'kam lidhje me shpërthimin! Po përgatitesha për t'u larguar nga Shqipëria

1676363529_sotircabiri.jpg

Sotir Çabiri, 36-vjeçari i arrestuar për shpërthimin me tritol në Sarandë ka mohuar autorësinë duke thënë se rrobat i kishte gati se po përgatitej të largohej jashtë vendit.

"Nuk kam lidhje me shpërthimin. Kam qenë për të marrë valixhe se familja kishte prerë bileta për të shkuar në Angli.”, ka thënë 36-vjeçari kur është pyetur për pamjet e kamerave të sigurisë që e nxirrnin duke dalë nga hoteli pak para ngjarjes.

1676384382_finalprojekt.00051401.Still015.jpg

Ora 11:48
Tritoli në Sarandë i shkaktoi dëme në biznes, pronari: Ishte akt terrorist! Kam 30 mijë euro dëmtime! Shteti të na ndihmojë ose do ikim prej këtej

 

Një prej banorëve në Sarandë, ku shpërtheu me tritol hotel 'Bizanti' prej konflikteve të pronësisë, e cilëson "akt terrorist" ndërsa ka treguar se dëmet në biznesin e tij. Ai shprehet se shteti duhet t'i qëndrojë pranë pasi nuk mund të përballojnë vetë koston e riparimeve që sipas tij kap vlerën e 30 mijë eurove.

Banori shprehet se pranë tyre duhet të ishte edhe Ministri i Brendshëm bashkë me kryeministrin, që sipas tij duhet të kthejë sytë nga terrori që përjetuan banorët e Sarandës.

"Ne kemi pësuar dëme të konsiderueshme. Në biznesin tim, dëmi kap shifrën e 30 mijë eurove. Më bën përshtypje që asnjë nga pushteti lokal apo vendor nuk ka ardhur të më pyesë ku është dëmi dhe sa keni pësuar juve. Ne ndihemi të pambrojtur fare dhe jemi në mëshirë të fatit. Kërkojmë që shteti të na shohë. Unë jam në borxhe njëkohësisht. Çfarë të bëj më parë, të nxjerr borxhin që kam marrë te koncesionari për mjetet apo të rregulloj këtë. Më bën përshtypje indiferentizmi. Ministri i Brendshëm duhet të ishte këtu. Mos të them kryeministri. Mirë është të ndezim qirinj për Turqinë se na ka ndihmuar por është mirë të shihet se çbëhet dhe këtu. Kërkojmë nga shteti të çdëmtohemi. Ky është akt terrorist. Nëse shteti nuk ka mundësi të na thojë që t'i mbyllim dhe të ikim prej këtej", tha banori.

Ora 09:31
Del FOTO, ky është 36-vjeçari që rrafshoi hotelin në Sarandë me 30 kg tritol

1676363529_sotircabiri.jpg

Ky është Sotir Çabiri, 36 vjeç, i cili i vuri tritolin dhe rrafshoi hotel 'Bizanti' në Sarandë, ku babai i tij dhe një shtetas grek ishin në konflikt për pronësinë që prej vitit 2002. Ai terrorizoi banorët e zonës që u zgjuan të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së hënës.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/02/2023 00:32

    Te shohim tani si do te ndahen parate nga inshurenca e hotelit,sepse besoj qe greku e ka siguruar,per shqipot nuk besoj se e kane siguruar pjesen e tyre dhe e njejta gje vlen dhe per ate /biznesmenin/ qe kerkoka demshperblim nga shteti! Mos prit as edhe nje cent nga shteti,mos prit qe shteti te te vije e te te vleresoje demin.Kjo eshte detyre e agjencive te inshurencave,jo shtetit.Zotrote na i dashke fitimet si ne kapitalizem dhe demshperblimet si ne socializem!!

    Përgjigju
  • lleshi: 14/02/2023 12:24

    lirojeni djalin..ai ka bere nje pune te mire,,,ka rrafshuar nje ngrehine shemtire,,,,lirojeni me kushtin qe re shembi me dinamit dhe 100 hotele te tjrera perreth...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë