RUSI – Publikohet video e kamerave të sigurisë lidhur me shpërthimin vetëvrasës në stacionin hekurudhor në qytetin e Vollgogradit.

Ngjarja ka ndodhur në 29 Dhjetor të vitit 2013, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën 34 të tjerë. Shpërthimi u konsiderua si një akt terrorist.

Kamikazi pasi hyri në godinën e stacionit hekurudhor, ndaloi pikërisht në vendin e kontrollit, ku dhe shpërtheu bombën që mbante të veshur.

Qyteti i Vollgogradi shpalli 3 ditë zie për viktimat që humbën jetën nga sulmi terrorist.


(v.gj/shqiptarja.com)