Pasi video ku lojtarët e Turbunit shiheshin duke shtyrë autobusin për shkak se nuk ndizej një tjetër e papritur ka ndodhur për këtë ekip, por këtë herë më serioze.
Gjatë ndeshjes me Teutën, një lojtar i huaj i ekipit të Pukës u dëmtua dhe kërkohej ndihma e ambulancës për ta transportuar për në spital.
Abel Gebor u dëmtua sapo kishte filluar pjesa e dytë, duke mbetur i shtrirë dhe duke ngjallur frikë tek të gjithë.
Por, për çudinë e të gjithëve shoferi i ambulancës nuk ndodhej në automjet pasi po ndiqte nga shkallët e stadiumit ndeshjen.
Për të mos mjaftuar kaq, në momentin që ai shkon të ndezë ambulancën pas shumë minutash, ndodh një tjetër “surprizë”.
Autoambulanca nuk ndizej dhe u desh që shoferi të kërkonte ndihmën e zjarrfikëses për ta ndezur me tërheqje.
Më pas, lojtari u transportuar me një batanije pasi në fakt edhe mbulesa që përdoret në këto raste mungonte.
Sa i takon rezultatit të ndeshje, takimi u fitua nga Teuta me rezultatin 1-0.
Disa ditë më parë, videoja ku futbollistët e Tërbunit shtynin autobusin bëri xhiro në mediat botërore.
Kurse një ditë më parë, në ndeshjen për kombëtaren e femrave Shqipëri-Francë, flamuri francez u ngatërrua me atë holandez.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.
Posted by on Saturday, November 28, 2015
Pasi lojtaret e Terbunit humbasin ndeshjen 4-0, shoferi i denon te shtyjne autobuzin.
Posted by on Sunday, November 22, 2015
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)