VIDEOLAJM/"Selfie" çdo ditë për
të treguar dhunën gjatë gjithë vitit

VIDEOLAJM/të treguar dhunën gjatë gjithë vitit">
Kjo video ku një vajzë fotografon veten çdo ditë për një vit është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, jo vetëm për faktin se është një ide interesante me një vajzë të bukur si imazh, por sepse fundi i videos është vërtet diçka e tmerrshme.

Videoja është realizuar nga Kroatët për një fushatë sensibilizimi kundër dhunës ndaj femrave dhe vajza tregon ndryshimet në pamjen e saj për gjatë një viti. Fillimisht vihet re vetëm një shprehje trishtimi në fytyrën e vajzës, ndryshe nga buzëqeshjet në fillim të videos.

Por më pas gjërat bëhen akoma më të kuptueshme teksa vihen re të nxira të lehta, e deri në shenja të thella dhune të ashpër ndaj saj. Çdo ditë e më tepër ato bëhen gjithnjë e më të dukshme, më të thella dhe vajza duket e ndryshuar tërësisht.

Në fund kur dhuna duket se ka kaluar caqet ndërsa fotoja e rradhës tregon shenjat e tentativës për ta mbytur rreth qafës së saj, vajza guxon të kërkojë ndihme dhe në një letër shkruan: “Më ndihmoni.. Nuk e di nëse do ja dal dot deri nesër!”

Nëse jeni apo njihni persona mbi të cilët ushtrohet dhunë fizike, verbale apo psikologjike, duhet të bëni dicka. Askush nuk mund t’ju ndihmojë nëse nuk ndihmoni veten duke e denoncuar dhunën.

dhuna ndaj femrave

Redaksia Online
(S.B/F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë