Tatiana, një grua e verbër braziliane, në pritje të një fëmije mori një 'dhuratë' shumë të këndshme nga mjeku i saj, i cili i dha mundësinë ta 'prekë' vogëlushin ende pa lindur.

Gruaja ishte shumë e emocionuar teksa doktori ia përshkruante pamjen e djalit të pagëzuar me emrin Murilo dhe nuk e priste aspak që ai t'ia sillte në një 'mini-skulpturë' të vogël prej allçije.

Shihni momentin prekës kur nëna e verbër prek djalin e saj për herë të parë.