VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

Nëse vjen në Tiranë planifiko që të çash në trafik hera herës do të jetë mision i pamundur e do të qëndrosh me orë në pritje. Shqiptarja.com sjell pamjet nga rruga dytësore dhe autostrada Tiranë – Durrës ku trafiku është tepër I rënduar.

Trafiku kilometrik është jo vetëm në hyrje të Tiranës, por siç shihet nga pamjet edhe në aksin Tiranë-Durrës, pra për të dalë nga kryeqyteti.

Qytetarët kanë denoncuar në redaksinë e shqiptarja.com trafikun e rënduar edhe në rrugën 'Kastriotët', pranë terminalit të autobusëve tek Kthesa e Kamzës. Sipas planit të marre nga Policia e Shtetit, disa policë janë vendos në kryqëzimin tek Kthesa e Kamzës për të lehtësuar trafikun në hyrje dhe dalje të Tiranës, por situata mbetet sërish e rënduar. 

Kjo situatë problematike vijon prej kohësh në Tiranë, ndërsa fluksi është shtuar edhe per shkak të ardhjes së shqiptarëve për festat e fundvitit.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, eksperti thotë se numi i lartë i semaforëve krijon bllokime në kryqëzime dhe pengesa për rrjedhjen e normalizuar të trafikut. Sipas tij, duhet të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime për këmbësorët.

Eksperti thotë se një tjetër problem që ka rënduar trafikun është ndërtimi i segmenteve rrugore të reja, të cilat janë ende në punë, duke sjellë bllokime të mëtejshme.

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LUi: 26/12/2024 13:49

    Ollga e diteve te sotme do thoshte: Kane shitur bicikletat, dhe kane blere makina. Nuk behen njerez shqiptaret. Duan makine edhe per 2-3km distance. Nderkohe qe ne Europe perpiqen qe distanca edhe me te largeta t'i bejne ne kembe, mjete dyrrotake apo mjete publike urbane tramvaj metro etj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen