SHBA - Kalimtarët kanë mbetur të shokuar kur kanë parë një sasi të madhe akulli që u shkëput nga tarraca e një pallati dhe u rrëzua mbi një makinë të parkuar, duke i shkaktuar kësaj të fundit dëmtime të mëdha.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Teksasit pas një fundjave me rreshje të dendura dëbore.

Një kalimtar i rastit ka filmuar të gjithë skenën, se si pjesët e akullit shkatërruan në pjesën dërmuese makinën tip 'Jaguar'. "Ajo mund të kishte vrarë dikë kur u rrëzua.

Nëse do të na kishte kapur, do të ishim të vdekur", tha një dëshmitar. Por, përveç dëmeve materiale të makinës, nuk ka patur asnjë lëndim në njerëz apo dëme të tjera.

Nisur nga rasti, autoritetet paralajmëruan banorët që të kenë kujdes kur ecin poshtë ndërtesave apo objekteve të tjera ku mund të ketë sasi akulli.  


(v.gj/shqiptarja.com)