ITALI - Nje deklarate shokuese ka ardhur nga ish-ministri italian Renato Brunetta. "Kur do ta vrisni Merkelin?", - eshte kjo pyetja qe ish-ministri i ka drejtuar europarlamentares Elissabeta Gardini gjate mbledhjes se administratoreve lokale te "Forca Italia". Kjo bisede eshte regjistruar nga mikrofoni i Brunettes, i cili kishte menduar se e kishte mbyllur ate. 

Deklarata ka habitur europarlamentaren Gardini e cila ka pyetur Brunetten nese vertete donte ta vriste kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe pergjigjja e ish-ministrit italian ishte aprovimi me koke. 

Ndersa ka bere kete deklarate Brunetta shfaqet i qeshur, por Gardini ka dashur t'i sqaroje me seriozitet duke u pergjigjur: Ne nuk duam ta vrasim!

Une po, - thote Brunetta.