Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit.

Mjeti është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë për shuarjen e flakëve kanë nderhyrë zjarrfikësit e Kurbinit, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij zjarri.