VIDEOLAJM/Turisti italian dhe vajza sherr me grushta në lokal tek Skela në Vlorë! Punonjësit telefonojnë policinë, ndërhyjnë Shqiponjat dhe Operacionalet

Vlore- Një patrullë policie bllokoi një mjet në lëvizje në hyrje të shëtitores në Vlorë dhe shoqëroi një person. Report Tv dhe shqiptarja.com sjellin pamjet e operacionit në zonën e Skelës organizuar nga forcat Shqiponja dhe ato Operacionale rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Çfarë ka ndodhur? 
Një sherr mes një turisti italian dhe vajzës së tij në një lokal në zonën e Skelës ka sjellë dhe ndërhyrjen e policisë. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme  në hyrje të shëtitores në Vlorë.

Një shtetas Italian së bashku me vajzën e tij që ndodheshin për turizëm dentar së  bashku me një vlonjat kanë qenë për drekë tek një lokal në Lungomare. Ata janë konfliktuar me kamarierin dhe me një tjetër me grushta. Ndërkohë pasi janë larguar kanë ardhur sërish me makinë Range Rover me targa zvicerane me xhama të zinj. Stafi i restorantit ka lajmëruar policinë pasi kanë menduar se ata ishin kthyer me armë me vete.

Pasi policia ka kontrolluar ka zbuluar se ata nuk kanë pasur armë me vete. Ndërkohë protagonistëve të sherrit po u merren deklaratat lidhur me shkakun e përplasjes fizike mes palëve në restorant.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir vlore: 21/06/2024 10:35

    Ne vlore pushimet behen te mbrekullushme jasht jan me shtrenjt

    Përgjigju
  • Ich: 20/06/2024 18:07

    Un kam 30vite ne Austri ,pushimet cdo vit i bej ne Shqiperi,esht vendi im,lir duke i krahasuar me vendet e tjera,ushqime te shijshme dhe te lira hotelet jan per te gjitha shtresat i zgjedh sipas takatit qe ke ngrohtesia e njeresve,malet deri…..e kemi filluar nga Jugu dhe pas disa vjetesh do te perfundojm ne Alpet e veriut.Ku ka si Shqiperia

    Përgjigju
  • 12346: 20/06/2024 15:37

    Haha pushime ne vlor turp ..jo vetem ne vlor po ne te gjith shqiperin nuk eshte per te ber pushime..

    Përgjigju
    • Asqeri: 21/06/2024 16:27

      Shqiperia eshte Yll per pushime nga veriu ne jug

    • 12346: 21/06/2024 09:43

      Ik at qiaut...haha kjo fjal eshte per mikpritje ne vlore..I them ketyre komentusve e kisha shpin ne vlor edhe e shita eshte e temerrshme te jetosh.

    • 100100: 20/06/2024 21:29

      Nuk e meriton ti Vloren dhe Shqiperine per pushime. Nje problem me pak per Ne

    • 65321: 20/06/2024 17:17

      Po mos hajde mo, rri aty ku je...

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë