HOLANDË - Shkrirja e akujve ka sjellë një çekuilibrim të stinëve dhe kushteve atmosferike përgjatë viteve të fundit. Kjo dukuri është vënë re edhe në Holandë në një autostradë.
Është vërtetë impresionuese se si stina e Pranverës brenda pak sekondave i lë vendin Dimrit dhe anasjelltas. Një qytetar në Holandë ka filmuar këtë cikël të stinëve kur ai po udhëtonte me makinë në autostradën A16 Rotterdam-Breda.
Në video duket qartë ndryshimi i papritur i motit. Nga rreshjet e shiut kthehet në breshër.
Akoma më tutje gjatë udhëtimit në autostradë, rreshjet e breshërit fillojnë të rrallohen, po kështu dhe rreshjet e shiut, duke u shndërruar në një situatë klimaterike pranverore.
Po kështu, edhe temperatura ndryshon në pjesë të ndryshme të autostradës. Ajo luhatet sipas stinëve që i lënë vendin njëra-tjetrës.
Kjo "lajthitje" e klimës është regjistruar më 22 Mars 2014.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO