TIRANË- Sot Floriana Garo është një nga mbështetëset më të mëdha të Sali Berishës, mirëpo ajo erdhi në PD nga Lulzim Basha, të cilën aso kohe i thurte lavde dhe e lartësonte atë si njeriun e vetëm që i respekton gratë.

Kështu thuhet edhe në këtë video, që sipas saj, vendi ka nevojë për një kryeministër që respekton gratë dhe sipas saj, ky është vetëm Lulzim Basha.

“Është koha që vajzat dhe gratë të marrin dinjitetin dhe vendin që iu është mohuar gjatë gjithë këtyre viteve, është koha që të vijë për një kryeministër që punon për to dhe i respekton ato. Dhe ky është vetëm Lulzim Basha”, dëgjohet të thotë Garo.

Çfarë e bëri të ndryshonte mendim dhe të kalonte nga Lulzim Basha te Sali Berisha?