Në një nga show - t e tij për publikun itailan ai mban një fjalim të gjatë për politikën, duke përcjellë dy mesazhe së pari politikën duhet ta duam dhe së dyti duhet të shprehim vullnetin nëpërmjet votës.
Në leksionin e tij mbi politikën ai thekson: “Të përçmosh politikën është si të përçmosh veten, por nuk duhet ngatërruar politika me atë që drejton”.
Aktori i madh e ka thjeshtëzuar mesazhin e tij, duke bërë një krahasim mes politikës dhe prindërve dhe citon se nëse një baba keqtrajton fëmijët e vet, nuk janë të gjithë të tillë, por vetëm ai që bën këtë gjest. Ashtu siç ka politikanë të këqinj ka edhe të mirë dhe duhet bërë diferenca mes tyre. Dhe diferencën e bën vota juaj, ky është mesazhi i Benignit. Ai bën thirrje që njerëzit duhet të kenë forcë të madhe për të ndryshuar realitetin me anë të votës së tyre.
Kjo video vjen si një simbolikë e asaj që stafi i Ramës kanë dashur t’i shprehin atij, duke e veçuar si një politikan ndryshe. Këtë video Rama ia dedikon gjithë shqiptarëve për fundvit duke e cilësuar 2013 si viti i ndryshimit.