ELBASAN - Vjedhja automjeteve është kthyer në një problem shqetësues në qytetet e mëdha të vendit.
 
Rastet kur vjedhjet bëhen në mes të ditës nuk kanë qenë të pakta, por edhe ndërgjegjësimi qytetar për denoncimin e dhe parandalimin e këtyre rasteve gjithashtu nuk ka munguar.
 
A1 Report posedon një video ekskluzive, teksa një grabitës automjetesh kapet me “presh në duar” në një nga lulishtet e qytetit të Elbasanit, teksa tentoi të grabiste një makinë.
 
Hysen Kaziu u pikas nga pronari i Mjetit “Opel Astra, teksa ishte duke u përpjekur të hapte derën me forcë dhe ndalua nga ai.
 
A1 Report sjell pamjet ekskluzive të xhiruara nga një kamera amatore të momentin ku pronari i mjetit ndalon grabitësin, i cili sipas burimeve të policisë njihet si përdorues i lëndës narkotike.
 
Në ndihmë të pronarit të automjetit, mbërrijnë edhe qytetarë të shumtë të cilët e neutralizojnë dhe mbërthejnë grabitësin
 
Ndërkohë nuk vonon shumë dhe në vendngjarje mbërrin edhe efektivë të policisë.
 
Tentativa e Hysen Kaziu për të grabitur mjetin këtë herë dështoi, teksa edhe kolegët e tij duhet të mendohen mirë para së kryejnë veprime të tilla aq më pak në mes të qytetit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)