Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë sot në Lezhë ku ka luajtur një ndeshje futbolli. Ndeshja u zhvillua mes ekipit të Partisë së Lirisë në Tiranë dhe strukturave në Lezhë.
Siç shihet edhe në këto video, ata janë veshur me veshjen e Celtic, pasi vetë Meta është tifoz i klubit legjendar të Skocisë.
Në këtë video që sjell Report Tv, shihet edhe momenti kur Meta bie në tokë teksa tenton të shënojë gol në portë.
Pas ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se po e sulmon Altin Dumanin, pasi ka frikë nga SPAK, Meta se nuk do i lejojë të asgjësojnë pluralizmin politik. Meta tha se ka nisur “rrethimi i mafies në pushtet”.
“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do jetë këtu. Frikë nga e vërteta kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigal dhe fëlliqësira që mbajnë çimka me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Me 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë, rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj mafies në pushtet sapo ka nisur”, tha Meta.
Lajmi kryesor: