Nuk ndalet dollari, arrin në 121 lekë, ndërkohë që nafta në bursë po shitet më ulët se para luftës në Ukrainë

Nuk ndalet dollari, arrin në 121 lekë, ndërkohë që nafta në bursë po shitet më ulët se para luftës në Ukrainë

Foto ilustruese

Dollari nuk ndal fuqizimin e tij përballë lekut shqiptar. Sot në tregun valutor dollari po blihet nga qytetarët dhe bizneset me 121 lekë, duke arritur në vlerën e vitit 2017. Vetëm brenda këtij muaj vlera e monedhës amerikane është forcuar me 4 lekë. Ndërsa nëse e krahasojmë me shtatorin e një viti më parë forcimi i dollarit përballë lekut është edhe më i fortë, pasi vjet ai këmbehej mesatarisht me 103-104 lekë.

Humbësit në një situatë të tillë janë importuesit vendas, të cilët i kanë të ardhurat në lekë, dhe janë të detyruar që blerjet e tyre të mallrave ti bëjnë në dollarë. Kjo pasi për të njëjtin mall, sot duhet të paguajnë më shumë për ta blerë. Konkretisht nëse vjet një tregtari për të blerë 2000 euro i duheshin 206 mijë lekë, këtë vit për të njëjtën sasi dollari duhet të shpenzojë 242 mijë lekë. Për pasojë ky mbi vlerësim i dollarit i bën edhe më të kushtueshme produktet që blejmë nga jashtë, pasi për të njëjtin sasi malli harxhohet më shumë.

Ndikim në rritjen e vlerës së dollarit ka kërkesa e lartë për të në treg, pasi të gjitha importet nga tregjet e huaja i kanë çmimet referencë të caktuara në dollarë.

Shtrenjtimi i monedhës amerikane po mban në nivel të lartë edhe çmimin e karburantit pavarësisht se nafta në bursë po tregtohet më poshtë se para luftës në Ukrainë. Çmimi i naftës bruto në bursë ka zbritur në 83-85 dollarë fuçia, duke ju afruar edhe shifrave të vitit 2021, por që nuk po reflektohet në rënie në vend pasi nafta në bursë blihet në dollar.

Këmbimi valutor

 

Grafiku i çmimit të naftës

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes