Një video që po qarkullon në mediat ndërkombëtare tregon kaosin e shkaktuar nga një tërmet në ishullin jugor Mindanao të Filipineve.
Sipas pamjeve tërmeti ka qënë i fortë dhe ka zgjatur për një kohë relativisht të gjatë.
Momentet e para të tërmetit janë filmuar brenda një supermaketi, ku për shkak të lëkundjeve të forta, produktetet e radhitura nëpër rafte bien masivisht në tokë.
Dridhjet e forta të tokës kanë shkaktuar dëmtimin edhe të shtyllave elektrike dhe për pasojë ndërprerjen e energjisë eletrike.