Policia e Shtetit ka nisur testimin e dronëve të cilët pritet që të përdoren për monitorimin e qarkullimit rrugor si dhe ndëshkimin e të gjithë atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Droni ka kapur "Mat" edhe një drejtues automjeti i cili ka parakaluar në mënyrë të gabuar.
Mitat Tola, shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit duke shkruar në rrjetin e tij social ‘Facebook” thotë se “Pas çdo kthese dhe tabele sistemi sinjalizimi vertikal që ndalon parakalimin do të vigjelojë një DRON për "piratët rrugorë": Më shumë siguri dhe përdorim social të rrugës ...”
Droni sipas pamjeve ka kapur “mat” edhe një shofer i cili parakalon makinat duke u futur në kundravajtje.
Madje ai thotë se, kushdo që nuk dëshiron të gjobitet nga dronët fluturues, bën mirë t’i hedh një sy nenit 147 të Kodit Rrugor.
Ndonëse ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë vendim për përdorimin e këtyre dronëve apo rrugët në të cilat këto dronë mund të përdoren, ajo çka dihet është fakti se, nëse ato do përdoren në bazë të pamjeve të tij, do të vendosen edhe gjobat në lidhje me shkeljet që nuk mund t’i kapë dot syri i efektivit rrugor në rrugët e Shqipërisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com