Videolajm/ Tifozët kuqezi krijojnë
'stadiumin' e Beogradit në Tiranë

Videolajm/ Tifozët kuqezi krijojnë<br />'stadiumin' e Beogradit në Tiranë
TIRANE - Në pamundësi për të qenë të pranishëm fizikisht në stadiumin “Partizan” në Beograd, tifozët kuqezinj janë mbledhur në sheshin “Italia” ku kanë krijuar “ministadiumin e tyre të Beogradit”, në përkrahje të kombëtares sonë.

Të veshur nën petkun kuqezi, pak minuta para fillimit të ndeshjes, tifozët shqiptarë kanë mbushur sheshin “Italia”, aty ku është vendosur një monitor gjigand për të transmetuar supersfidën Serbi-Shqipëri.

Edhe pse ultrasve kuqezi do tu duhen thuajse një vit që emocionet e tilla t’i shijojnë drejtpërdrejt në “Elbasan Arena”, sërish ata nuk lënë mundësi pa treguar përkrahjen që i japin kobëtares në çdo sfidë, si lojtari i 12.

atmosfera festive tirane

atmosfera ne tirane
atmosfera ne tirane
atmosfera ne tirane

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji