TIRANE - Një video shokuese kjo kur shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngritur gjithmonë zërin kundër dhunës ndaj grave.

Burri rreh gruan në mes të rrugës në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Pamjet shfaqin qartë momentin kur ai e godet gjatë kohës që gruaja ndodhej brenda një makinë, madje dhe në prani të një fëmije. Gruaja është e ulur në sediljen e pasme, ndërkohë që fëmija ndodhet në sediljen e pasme.

Ngjarja e cila ka shokuar opinionin publik ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Pavarësisht ndërhyrjes së një qytetareje e cila pa skenën e dhunës, burri ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj gruas, derisa në fund ajo ka dalë nga makina duke u larguar prej tij.  Ndërkohë që fëmija i shokuar nga dhuna qan ndërsa sheh gruan tek largohet nga makina.

VIDEO/ DHUNA NE MES TE RRUGES NE TIRANE