TURQI - Një vajzë e vogël 5-vjeçare ka humbur jetën pasi makina në të cilën ajo ndodhej u rrëzua nga trageti dhe përfundoi në det. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën turistike të Sikercit, që ndodhet në Stamboll.

Në makinë ndodheshin e femra; vajza 5-vjeçare e quajtur Ece Su Yilmaz, mamaja e gjyshja dhe saj. Kur trageti u nis nga porti, makina u përpoq të hipte. Në pamundësi për të qëndruar, ajo u rrëzua në det.

Sapo kapiteni i tragetit vuri që makina ishte rrëzuar, aktivizoi motorrët në maksimum për t'u larguar sa më shumë nga bregu i portit.

Por, ky ishte momenti fatkeq, pasi trageti shkaktoi shumë turbullirë. Pasagjerët që ndodheshin në makinë u dërguan menjëherë në spital. Mamaja 5-vjeçares mundi të dilte vetë nga makina.

Kurse vogëlushja dhe gjyshja e saj u desh që të nxirreshin me ndihmën e zhytësve. 5-vjeçarja ndërroi jetë në spital, kurse gjyshja është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Mediat lokale raportojnë se kapiteni i tragetit dhe 2 anëtarë të ekuipazhit u arrestuan me akuzën e vrasjes së pavullnetshme.
 

(v.gj/shqiptarja.com)