TIRANE - 58-vjeçari Gëzim Agolli është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish-bashkëshorten.
Ndonëse të ndarë ligjërisht ata kanë si pronë të përbashkët këtë shtëpi por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë e cila ndodhet në zonën e ish-Kinostudios, pranë shkollës 9 vjeçare "Gjon Buzuku". prej njè viti ata janë të ndarë dhe Gjykata i ka dhënë gjysmën e shtëpisë atij dhe gjysmën ish-bashkëshortes,por kjo e fundit nuk e lejon atë brenda, ndërkohë që edhe pse Agolli e ka kërkuar, përmbarimi nuk shkon që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës.
Vetë Agolli thotë se as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.
"Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin tani gjeri në vdekje. Mbas 2 orësh në rast se nuk futem në shtëpi gjithë kjo shtëpi është e imja. I dashuri gruas time fle ktu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve. E divorcova unë se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime", - thotë ai.
Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë, Gëzim Agolli ka gjetur si zgjidhje vetëm protestën.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO