VIDEOLAJM / Zbulohet organizatori
i "komplotit" ndaj Shpëtim Gjikës

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës për tre mandate (2003-2015), Shpëtim Gjika është revoltuar me mungesën e fotos së tij në institucionin e bashkisë.

Gjika në një status Facebook, fut në lojë historinë duke e cilësuar aktin me prapavijë.

“Kisha menduar se kjo lojë e fëlliqur kishte marrë fund bashkë me kohën e vjetër! Për fat të keq qenkam gabuar”,shkruan Gjika.

Ish-kryebashkiaku e mbyll dhe me një paralajmërim për punonjësit e bashkisë dhe administratës ku i këshillon të mos i bëjnë “like” statusit të tij.

Por, në fakt e gjitha kjo është një histori më e thjeshtë dhe aspak kaq e komplikuar sa e mendon Gjika.

Fotoja e tij është vjedhur nga një qytetar i moshuar, që mesa duket ose është një dashamirës i Gjikës ose i ka pëlqyer korniza.

Statusi i Gjikës:
Ka disa dite qe nga ambientet e Bashkise Vlore, ne radhen e kryetareve qe e kane drejtuar kete institucion,eshte hequr fotografia ime!
Fillimisht e mendova si nje lapsus, dhe prita te korrigjohej!
Gje qe as sot nuk ndodhi!
Nuk eshte mungesa e fotos time gjeja qe me shqeteson me se shumti!
Por, historia mbetet histori!
E mire apo e keqe qofte ajo, askush nuk ka te drejte te retushoje, falsifikoje, apo me keq akoma ta fshije ate!
Kisha menduar se kjo loje e felliqur kishte marre fund bashke me kohen e vjeter!
Per fat te keq qenkam gabuar!
Edhe sot, ne kohen moderne te demokracise, vazhdoka e njejta histori!
P.S:eshte e ndaluar, per arsye sigurie, te bejne like punonjesit e bashkise!
Madje edhe kushdo tjeter qe punon ne administrate, mire do jete ta anashkalojne kete status!

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera