Karnavalet e mrekullueshme të Venecias kanë nisur me një shfaqje spektakolate me shumëllojshmëri kostumesh dhe ngjyrash, të inspiruara nga ushqimi dhe arti Italian.
 
Eventi dy javor është një ndër festivalet më të vjetra në botë dhe u hap me parakalimin tradicional përgjatë kanalit.
 
Mijëra turistë mbushën rrugët, urat dhe sheshet e qytetit, për të shijuar shfaqjen e maskave e kostumeve të larmishme.
 
Turistët nga vende të ndryshme u mblodhën buzë urave e rrugëve për të shijuar spektaklin ndërsa performuesit kalonin duke argëtuar pjesmarrësit në shfaqje. Turistët të mrekulluar u shprehën se kjo ishte një eksperiencë fantastike.