Kombëtarja është nisur mëngjesin e sotëm për në Budapest ku nesër do të përballet me Hungarinë për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Trajneri Edoardo Reja e ka ekipin e plotë me përjashtim të Bekim Balajt që nuk do jtë i gatshëm por ka udhëtuar me skuadrën. Objektivi i vetëm i kuqezinjve është fitorja në “Pushkash Arena” për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.
Pas sfidës me Hungarinë në program është ndeshja po ashtu e rëndësishme me Poloninë të martën në “Air Albania”.