Partia Demokratike ka akuzuar policinë e Shkodrës se po e trajtojnë ish-deputetin e tyre, Bardh Spahinë si të ishte një kriminel. Sipas tyre, prania e një numri të madh të uniformave blu në gjykatë, nuk është aspak normale, teksa e kanë cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.
"Gjykata e Shkodrës rrethohet nga dhjetëra forca speciale. Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm", thuhet në njoftimin e PD-së.
Lajmi kryesor:
I vunë flakën KZAZ në Shkodër/ Spahia nga qelia në arrest shtëpie: Vendim politik, ika të qetësoja situatën (VIDEO)






