Diskutimi i rezolutës për agresionin rus në Ukrainë ka bërë bashkë Berishën dhe Bashën në Kuvend, ku demokratët bashkojnë votat për ta futur në rend të ditës, por kjo është hedhur poshtë nga votat e mazhorancës që ishin shumë më tepër.
Deputetët e PD bashkuan votat me deputetët e Sali Berishën duke bërë së bashku për të diskutuar rezolutën , ku nga deputetët e Bashës iu bashkuan edhe Arbi Agalliu, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Ferdinand Xhaferraj duke mbledhur gjithsej 17 vota, ndërsa u hodhën poshtë nga 48 votat e mazhorancës, të cilët ngritën kartonin e kuq.
Ky votim është shoqëruar me batuta , ku taulant Balla iu drejtua Berishës duke thënë se ai ka vjedhur kartën e Lulzim Bashës. Ky moment u pasua me të qeshura.
REPLIKAT
Sali Berisha: E përdorët votën për diktat. Nuk ju lejon Edi Rama.
Lindita Nikolla: Kush është pro që rezoluta të futet në axhendën e punimeve të Kuvendit. Numërojmë votat.
Taulant Balla: Ka vjedhur kartën e Lulit
Sali Berisha: Dy janë shkeljet më të rënda të parlamentit sot që refuzon debatin për krizën e rëndë që ka pllakosur qytetarët. Dëshmi e një arrogance të qeveritarëve. Dëshmi e shpirtkazmërisë. Dëshmi e gënjeshtrave dhe trillimeve ndaj qytetarëve që janë në protestë. U serviren fatura nga Itali. Kërkoj rezolutën sepse ju po shkelni embargon. Po shkarkohen anije ruse.Të respektoni protestën e qytetarëve. Për ju nuk ka krizë. Nuk ka kufizime. Ka vetëm dëshira. Ju nuk e latë të futët në 9 vite. E përdorët votën për diktat. Nuk ju lejon Edi Rama
Jashtë parlamentit, e pyetur nëse bashkimi i votave pro nismëtarëve të Berishës për rezolutën e Ukrainës, ishte mesazh për Bashën, u përgjigj: “Ka shumë vota të foltores që janë bashkuar për inceneratorët. Lufta e brendshme aq më mirë të mos na prekë opozitarizimin, cështjet e opozitës le të ndahen nga situata e PD. nëse arriojmë ta bëjmë këtë do të thotë që kemi deputetë maturë”
Lajmi kryesor:
Kuvend, Braçe interpelancë me Krifcën: Çmimet e imputeve bujqësore 3 herë më shtrenjtë, tregu i kapur! Nesër beteja do jetë për ujin! Ministrja: 3.4 miliardë të investuara në Divjakë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor, 21:06
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor, 16:22