Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në takimin e opozitës së bashkuar sot në Elbasan. Pas prezantimit të platformës me 4 pika të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që kushtëzon hyrjen e PD-së në Kuvend, Berisha ka dalë nga ambientet ku u zhvillua takimi dhe s’ka preferuar të japë koment për mediat.

“Sot s’kam deklaratë pasi më duhet të shkoj”,-është shprehur Berisha dhe është larguar.