Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ Apeli i GJKKO-së rrit me 1.5 vite burg dënimin për Safet Gjicin! Ndryshon akuzën për Alma Kaçin 

Me 4 vite e 6 muaj burg është dënuar përfundimisht ish kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos fiks një vit më parë, 24 qershorin e vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg gjithsej, ndërsa duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e gjysmë.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar edhe vendimin për Alma Kaçin. Dënimi për Kaçin ka mbetur me 1 vit e 6 muaj burg por jo për veprën penale të prostitucionit për të cilën e dënua shkalla e parë por për atë të korrupsionit aktiv. Alma Kaçi tashmë do t’i duhet të transferohet në qeli, për të vuajtur dënimin përfundimtar që i shkon në 12 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Po ashtu, Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami