Kjo video ka sjellë reagimin e autoriteteteve e të vetë ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja, i cili ka theksuar se tashmë është ngritur një grup i gatshëm pune për të verifikuar vërtetësinë e videos.
"Jemi njohur me një video që qarkullon prej shumë orësh në rrjetet sociale , sigurisht që nëse ajo video është e vërtetë ngjarja është shumë e rëndë, ne kërkojmë nga organet kompetente të zbulojnë vërtetësinë e saj dhe pastaj të nxjerrin të gjithë personat përgjegjës. Jemi në dispozicion të ofrojmë gjith informacionin e nevojshëm dhe që ne disponojmë në mënyrë që qoftë personeli mjekësor po qoftë dhe personat e tjerë nëse video është autentike të marrin ndëshkimin që meritojnë." tha Beqaj
"Videoja e dhënë nga mediat sociale është një video e cila sigurisht nuk i përket kësaj periudhe pra është e hershme ashtu dhe sic mund të identifikohet qartazi në ambientet ku jemi tani, në ambjentet urgjencës së sëmundjeve të brendshme dhe ku mund të shihet qartazi ndryshimet që kanë ndodhur. Jemi të bindur më shumë se cdo kritikë për të metat që vazhdojnë të ketë ende sistemi shëndetësor dhe Qendra Spitalore Universitare po ashtu sic mund të themi që këtë vit kemi bërë ndryshime thelbësore në shërbimin tonë spitalor dhe sigurisht përgjatë punës dhe këtë vit pra në 2015 do të arrijmë të bëjmë atë që askush nuk e imagjinonte në qershorin e vitit 2013." tha Ogerta Manastirliu, Drejtoreshë e QSUT
Ndërsa drejtoria e Policisë Tiranë bën me dije se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale "Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim".
“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të paidentifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale”, thuhet në deklaratën e policisë
Çfarë përmban video
Video e publikuar në rrjetet sociale, e cila zgjat rreth 50 sekonda, ka të bëjë me një skandal që pretendohet të ketë ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku tregohen tre djem që ngacmojnë seksualisht një vajzë të re e cila është pa ndjenja.
Ata gjenden në një dhomë ku në shtrat ndodhet si paciente vajza e re, në gjendje të pavetëdijshme. Djemtë abuzojnë me të duke i zbuluar pjesët intime dhe duke ia prekur ato.
Gjatë videos një nga të rinjtë, shprehet: Jemi në spitalin Nënë Tereza ndërsa i vajzës pa ndjenja: Si je rrushi? Në video veç djemve shfaqet edhe një tjetër mashkull, i cili edhe ai nis të ngacmojë dhe të prekë pjesët intime të vajzës
Video u çensurua mbrëmjen e së shtunës së 3 janarit nga vetë You Tube, për shkak të përmbajtjes seksuale dhe lakuriqësisë.
Komunikata e Policisë së Tiranës
Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale "Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 108/a paragrafi II-te i Kodit Penal. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëj me dije për opinionin publik, se menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot (03/01/2015) pasdite në disa rrjete sociale dhe portale online të medieve shqiptare, ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, - një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, - me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.
Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja znj. Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.
Ministria e Shëndetësisë do të informojë në vijimësi për ecurinë e punës për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe masat e mëtejshme në këtë drejtim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)