Video-skandali/ Polici u filmua në shtëpi nga gruaja...në momentet intime

Video-skandali/ Polici u filmua në shtëpi nga gruaja...në momentet intime

Berhan Bajrakurti, polici nga Dukagjini pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin intim, është gruaja e tij. Nga verifikimet e kryera prej prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste intime me bashkëshorten e tij. Ditën e sotme Bajrakurti pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës, dhe pikërisht kjo gjykatë ka shumë gjasa që ta lirojë, pasi nuk është vërtetuar që polici i Dukagjinit të ketë kryer veprime të pahijshme me një vajzë 15-vjeçare.

Video intime me gruan

Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë së tij. Gjithmonë sipas aktit të ekspertimit në pamjet filmike nuk duket asnjë vajzë. Lidhur me këtë çështje është marë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media. Pritet që nesër gjykata e Shkodrës të marë një vendim konkret nëse do ta lirojë ose jo efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Në 14 shkurt 2019, polici Bajrakurti u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, dhe la në masën e sigurisë “30 ditë burg” nga Gjykata e Shkodrës. Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dërguar video intime.

Reagon vëllai

Seanca gjyqësore u krye me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës ishin edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë. Vëllai i tij, Afrim Bajrakurtaj ka deklaruar se akuzat janë të pabaza. "Nëse e ka bërë atë gjë ai nuk është vëllai ynë. Video është e montuar nga mediat. Ne kemi tre ditë që nuk dalim jashtë sepse na vjen turp. Ai nuk e ka bërë atë gjë, por nëse ai e ka bërë mos të dalë më nga burgu", deklaroi vëllai i Berhan Bajrakurtajt. Sipas dëshmisë së dhënë disa ditë më parë, polici pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim seksual ndaj të miturës. Ndërkohë që policia pretendon se mbi këtë çështje nuk ka marrë asnjë denoncim nga ndonjë banore e zonës, apo nxënëse në Shkodër.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ibiemedor: 22/02/2019 16:21

    Po ta kishin denuar do ishte rast flagrant i abuzimit me te drejtat e njeriut.Edhe xhaxhi enver e lejonte renien me dore qe ai te kalbte ne spac per asgje.

    Përgjigju
  • Besa: 22/02/2019 15:18

    Shkuuuu dhjaret e mutit

    Përgjigju
    • Vlonjati: 22/02/2019 23:58

      Hahahahaha e fortè kjo shkuuuu Vlonjate 100 %

  • Anton: 22/02/2019 13:20

    Nuk ka berhan ne dukagjin o turkoshake shkodre

    Përgjigju
    • Soni: 22/02/2019 20:36

      Eshte nga fshati Drogovoj

  • Berat: 22/02/2019 12:12

    X video.com ne malsi

    Përgjigju
  • E**A**: 22/02/2019 11:12

    Çka po t'duhet video e bashkëshortit pa mbathje e nderuar ?! Si me e pas bashkëshortin kukull.

    Përgjigju
  • lexues: 22/02/2019 09:38

    e paska gruan shume open minded ky, bravo

    Përgjigju
    • Pano: 22/02/2019 10:17

      Po po sidomos maloket keto kohet e fundit. Shumicen i ke ne Angli duke kerkuar azil si ish-prostituta.

  • BajgëriDhjarëri: 22/02/2019 09:10

    U grin fshatarkat me Video porno

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 22/02/2019 08:35

    Videoja eshte bere publike per te goditur drejtorin e policise se Shkodres qe eshte nga Malesia e Madhe!! Jo me kot "denoncuesja" deklaron se i kane thene se mos shko kot te denoncosh se drejtoria eshte mbushur plot me malesore qe i ka ba bllok drejtori!! Videoja eshte e vjedhur nga celulari nga kolege te policit por eshte derguar ne duar te gabuara te "axha Q." i cili e ka perdor kunder drejtorit per hakmarrje personale katundare!! Hajt shnet! Policin e moren ne qafe kot nga presioni i Qytetar Salkarit dhe i medisas qe vrapoi te publikonte skupin e rradhes. Rasti ishte analog me gazetarin e TCH por ai pati fat se nuk doli ndonje whore ti kerkonte ndonje demshperblim se i kishte ngacmuar te bijen..............

    Përgjigju
    • Komandanti: 22/02/2019 11:20

      I ke ra fiks. Edhe "axha Q" qe ka pas inat se nuk e paten thirr te festa.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja