Gjykata e Posaçme ka refuzuar sërish kërkesën për masë më të butë sigurie të Alma K, 40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ajo kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.
Alma K. po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Së bashku me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici 40-vjeçarja u arrestua më 24 qershor.
Në një video të publikuar në media, Alma. K dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.
S.G/Shqiptarja.comKomente


do ngordhin qente nga covid
Përgjigju