Videoskandali seksual i Gjicit/ Alma K dëshmoi se Abedin Oruçi i mori videon, çfarë deklaroi në SPAK ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës

Videoskandali seksual i Gjicit/ Alma K dëshmoi se Abedin Oruçi i mori videon, çfarë deklaroi në SPAK ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës

1703347497_abedinoruci.jpg

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K, ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, thuhet se ata komunikonin nga shtatori i vitit 2022 dhe kanë vijuar komunikimin deri një ditë para publikimit të materialit. SPAK thotë se mesazhet nuk provojnë çfarë objekti konkret kishte marrë Oruçi prej Alma K.

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”, thuhet në dosjen e SPAK.

Report Tv, sjell një pjesë nga dosja se çfarë ka deklaruar Oruçi kur është marrë në pyetje lidhur me hetimet për videoskandalin në Bashkinë e Kukësit dhe pretendimet e Alma K.  

Ne vijim te verifikimit te këtyre pretendimeve, me date 09.10.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasi Abedin Oruçi. Ky shtetas deklaron se ka njohje prej disa vitesh me personin nen hetim Alma K. Njohja midis tyre ka filluar ne njetin social Facebook por me vone ka pasur edhe takime fizike midis tyre, gjithmone ne nivel shoqeror. Nder te tjera ai deklaron se disa dite pas zgjedhjeve vendore te 14 Majit te 2023, ne ambientet e biznesit te tij ne Kukes, eshte paraqitur Alma K. dhe e ka njoftuar qe kishte realizuar nje video me personin nen hetim Safet Gjici. Deklaruesi per shkak te kontlikteve te shumta verbale qe kish pasur me Safet Gjicin, eshte treguar shurne kurioz per te pare se per cfare video e kishte fjalen Alma K. Nderkohe pak dite me vone nga ky takim me Almen, kjo e fundit nepermjet nje kolegu te saj gazetar me theks Kosovar, ja dergon videon Abedinit i cili pasi e vizionon filmimin, nuk shprehet me i interesuar per ate natyre video. Nder te tjera Abedin Oruyi deklaron se ky gazetar qe erdhi heren e pare per te sjelle videon, eshte rikthyer per here te dyte pas disa ditesh per ta pyetur serish nese ishte i interesuar per videon por Abedini kishte ngulur kembe qe nuk kishte interes. Emrin e gazetarit Abedini nuke mban mend dhe nuk eshte ne gjendje t'a identifikoje. Gjithashtu ai deklaron se Alma ka qene e shqetesuar se mos ai e ka marre videon dhe mund t'a bente publike por ai e ka siguruar se videon nuke ka ne dispozicion por vetem e ka vizionuar ate.


Lajmi kryesor:

Videoskandali në bashkinë e Kukësit me Safet Gjicin, dëshmia e sms-të e Alma K. me ish kreun e këshillit të qarkut, Oruçi: 'Ke fol me Salën vet...'


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja