Dy drejtues janë gjobitur për parakalim të gabuar, njëra prej tyre në autostradën  Tiranë – Durrës.

Kanë qenë denoncimet në rrjetet sociale të policisë së shtetit që i kanë bërë ‘gropën’ dy policëve të cilët përmes manovrave të rrezikshme për qarkullimin mund të rrezikonin jetën e tyre por dhe të drejtuesve të tjerë.

Pas identifimit, ndaj tyre janë vënë gjobat 40,000 dhe 10 mijë lekë të reja, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.