Sot më shumë se kurrë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ishte tifoz me Zvicrën. Jo për faktin e vetëm se te kjo skuadër luan vëllai i tij, Granit, por për shkak se përballë ishte Serbia. Taulanti së bashku me disa miq e tij, e kanë festuar si të çmendur fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.
Ai i ka ndarë momentet e gëzimit te golat, së bashku me fansat e tij në “Instagram”. Në sfond dëgjohen ulërima dhe brohoritje, ndërsa mesfushori i Kombëtares shfaqet te goli i dytë i realizuar për zviceranët, teksa mbulohet nga festimi i çmendur i shokëve të tij.
Komento