Vjedhja e rrjetave mbrojtëse në autostradën Kukës-Morin vazhdon të mbetet problem dhe burim aksidentesh si për jetën e drejtuesve të automjeteve ashtu edhe për banorët e Kukësit.
Fenomeni kohëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha pasi persona të paidentifikuar i kanë vjedhur të gjitha rrjetat që shërbejnë si mbrojtëse për mosrënien e gurëve në rrugë duke rrezikuar të kthehen në burim aksidentesh.

Shqetësim tjetër për këtë zonë është edhe mungesa e mbikalimeve.

Banorët e Kukësit detyrohen të kapërcejnë apo të udhëtojnë përgjatë rrugës për të gjetur një shteg, për të kaluar në pronën e tyre nga njëra ane në tjetrën.

Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës.

Pavaresisht se policia vazhdon patrullimet në këtë aks, nga Kalimashi në Kukës e deri në Morin, sërish autostrada vazhdon të dëmtohet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com