Vidhen të dhënat bankare të 20 milionë njerëzve

Vidhen të dhënat bankare të 20 milionë njerëzve

Banka australiane Commonwealth

Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave. Emrat, adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat që ishin ruajtur në dy shirita mangnetikë, duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në vitin 2016, por në një prezantim për bursën australiane, banka tha se nuk mund të konfirmonte se shiritat, që mbanin 15 vite të dhëna, të ishin shkatërruar brenda rregullave.

Sipas saj, bazuar në një hetim të pavarur, ishte arritur në përfundimin se skenari më i mundshëm është ai sipas të cilit, shiritat thjesht janë hequr qafe. Banka sqaron se në shirita nuk kishte password-e, pine apo të dhëna të tjera që mund të përdoreshin për ndonjë vjedhje, dhe nënvizoi po ashtu se nuk ka të dhëna që informacionet e klientëve mund të jenë kompromentuar.

Sipas drejtuesve të bankës, incidenti është i papranueshëm dhe vetë shefi Angus Sullivan, kërkoi ndjesë për ndonjë shqetësim që mund t’i ketë shkaktuar klientëve. Në kuadër të këtij hetimi, muajin e kaluar u tha se banka Commonwealth kishte mbledhur tarifa nga klientë që e dinte se kishin vdekur.

Një rast konkret ishte mbledhja e tarifave nga një ish-klient, për më shumë se një dekadë. Sekretari i financave në Australi ka paralajmëruar se ekzekutivët financiarë mund të përballen me dënime të forta, përfshirë edhe dënimet me burg, nga provat e dala prej hetimit. Kjo shkelje e privatësisë vjen në një kohë kur bankat australiane janë nën vëzhgim për shkak të një hetimi mbi bankat./Dita/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi